Biography

Autobiography of Xhemajl Ramadani

 

Unë Xhemajl Ramadani i lindur në Prishtinë, më 15-08-1930, shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundova në Prishtinë.

Si gjimnazist në mënyrë spontane fillova të interesohem për art, dhe pas përfundimit të gjimnazit, përmes një burse të ofruar nga komuna e Prishtinës, të cilën arrita ta fitojë falë njohurive dhe dëshirës për artin, fillova studimet në shkollën e mesme të artit në Zagreb.

Më pas, me hapjen e Fakulltetit të Arteve në Prishtinë në vitet e 70, regjistrohem në Akademin e Artit Figurativ, përkatësisht në degën e pikturës, dhe në vitin 1978 me punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm arrita të diplomoj me notën mesatare 10.

Menjëher pas diplomimit, po në vitin 1978 arrita të bëhem anëtar i shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës. Prej kësaj periudhe kam hapur dhe kam marr pjesë rregullisht në ekspozita kolektive në Kosovë dhe jasht saj si Salloni Pranveror dhe Bienale të Vizatimit të cilat mbaheshin në Galerin e Artit në Prishtinë, në Grozhnjan në vitin 1979, si dhe në ekspozitën kolektive RADA në Prizren në vitin 1996.

Duke vazhduar aktivitetet në fushën e artit dhe punën si anëtar i shoqatës, pas viteve të 90ta u gjeta në një situat aspak të përshtatshme për zhvillim e këtyre aktiviteteve, dhe në vitin 1999, kur edhe kishin fillur sulmet e Nato-s ndaj forcave Serbe, nën presionin dhe dhunën e kësaj të fundit isha i detyruar të largohem nga Kosova së bashku me gjithë familjen. Prej 28 Prillit të po këtij viti, për disa javë me radhë së bashku me familjen qëndruam në kampet në Blacë dhe Stankovec në Maqedoni. Më pas shteti i Holandës më ofroi strehim, muajt e parë atje bashkë me shumë familje të tjera kosovare i kalova në kampin Ermelo. Duke e bartur me vete dashurin për artin, edhe në këto kushte fillova të skicoj portrete të shumta të kosvarëve që ishin pjesë e këtij kampi, dhe njëkohësisht të vizitorëve holandez. Falë punës sime arrita të njoftohem me shumë personalitet të cilët kishin interesim për artin. Pas disa mujash qëndrimi në Ermelo, së bashku me familjen time u vendosëm në një banesë në Amersfoort, ku edhe sot vazhdojë të jetoj.

Në këtë periudhë në Amersfoort kontaktova krijues të shumtë të artit, të cilët në përkrahje të punimeve të mija, më ofruan informata të shumta për mënyrat se si këto vepra mund të paraqiten para dashamirësve të artit.

Në vazhdën e punës sime në pikturë e portrete të shumta, gjatë viteve 2000 dhe 2010, kam hapur ekspozita të shumta personale në Amersfoort, Amsterdam, Soest, Nijkerk, Leusden dhe Baarn, si dhe kam qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive në De Zonnehof Centrum Voor Moderne Kunst.

Veprat e mija artistike, kryesisht i përkasin artit abstrakt me teknikë oil, të realizuara më tepër me ngjyra të mbyllta, kështu duke reflektuar përjetimet personale të fëmijërisë dhe rinisë sime.

Edhe sot, përkundër problemeve me të cilat ballafaqohem në jetën e përditshme, si gjendja shëndetsore e gruas sime, dhe amputimit të këmbës sime unë vazhdimisht gjej kohë të pikturoj dhe të skicoj.

 

Me nderime Xhemajl Ramadani.

 

 

 

 

 

Phone: 0031-334722173

Mobile: 0031-633210305

 

Address: Sinte Brandaenstraat 92 Amersfoort, Holland

 

Copyright © 2014 Xhemajl Ramadani Arts By Edon Ramadani